HANDIKOS Sample Page Projektet Avancimi i Situatës së Përfshirjes së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Edukimin para fillor dhe atë fillor, si dhe ofrimi i Shërbimeve Edukuese dhe Rehabilituese në Qendrat e RBB në "HANDIKOS"

Kohëzgjatja: 1 Shtator 2011 – 30 Shtator  2014

Lokacioni: Në 8Qendrat e Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi “HandiKOS  ne  Qytetet: (Prishtinë,Gjilan,Ferizaj,Prizren,Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë(jug dhe veri)

Objektivat e Projektit :

a).Analiza dhe shkaqet e mospërfshirjes se FAK ne institucionet parashkollore dhe shkolla fillore

b).Ofrimi i shërbimeve  edukative e arsimore nga QRBB rreth sigurimit te arsimit formal ne familje dhe në     Qendrat e RBB,si dhe institucione para fillore dhe fillore,për ata fëmije te cilët për shkak te aftësisë se     kufizuar,kane mbetur te pa përfshire ne sistemin e rregullt arsimor

Të arriturat:

– Rritja e numrit  të fëmijëve  te identifikuar e te cilët nuk janë te përfshire ne edukimin para fillor dhe fillor
– Rritja e numrit  të fëmijëve te cilët vijojnë edukimin ne institucionet para fillore dhe shkolla fillore
– Identifikimi i fëmijëve te cilët nuk janë te përfshire ne edukim për shkak te mungesës se pajisjeve ndihmese asistuese
– Identifikimi i fëmijëve te cilët marrin shërbime edukative ne Qendrat e Handikos-it
– Identifikimi i institucioneve qe ofrojnë shërbime edukative për fëmijët me aftësi te kufizuara
– Shtimi i numrit  të  fëmije  te përfshirë ne edukimin para fillor dhe atë fillore
– Shtimi i numrit të i fëmijëve të cilët trajtohen në aktivitetet e rregullta(fizioterapi )
– Shtimi  i tretmanëve të fëmijëve në të dy aktivitetet te edukimit dhe ergoterapisë
– Interesim më i madh  i prindërve dhe familjarëve të fëmijëve me aftësi të kufizuara,
– Furnizim më i lartë  me  mjete ndihmese të shpërndarë për PAK-ët,si janë mjetet ortopedike,sanitare,higjenik,mbulojë dhe shtrojë
– Niveli  me i lartë i parandalimit dhe avancimit të gjendjes shëndetësore të fëmijëve
– Shtim i   iniciativave  nga prindërit dhe familjarët,me qëllim të avancimit të pozitës së fëmijëve e aftësi të kufizuara,
– Shtim  i aktiviteteve kreativo-rekreative dhe numri i fëmijëve që participojnë në to,
– Shtim i numrit të   trajnimeve,këshillimeve dhe udhëzimeve të prindërve mbi të drejtat e fëmijëve tyre,
– Numri i takimeve me institucionet lokale( qeveritare dhe atyre që ofrojnë shërbime për PAK-ët)
– Sasia e dokumenteve te shtypura(udhëzuesve,broshurave,posterave,video dokumentareve,emisioneve televizive etj)


Donatori:
Save The Children

0 Comments

Related post