HANDIKOS Sample Page Hëna Kush është grupi i fëmijëve ‘Hëna’ dhe cili është misioni i tij?

Grupi Avokues i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo formal i themeluar nga HANDIKOS që nga viti 2017, me mision “Garantimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara”.

Ëndrra e grupit Hëna është “Një botë ku të gjithë fëmijët janë të lumutur”,  prandaj thirrja e vazhdueshme e tyre është që të monitorohet zbatimi i të drejtave të fëmijëve dhe përfshirja e tyre në çështjet e fëmijëve në agjendën e politikave të qeverisjes lokale dhe nacionale.

Deri sot, Grupi ‘’Hëna’’ ka përfaqësuar nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shumë panele vendore dhe ndërkombëtare, është angazhuar sidomos në fushën e ndërgjegjësimit për aftësinë e kufizuar dhe është përfshirë në të gjitha proceset që ka filluar HANDIKOS, e që prekin të drejtat dhe sfidat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe vetëdijesimit dhe fuqizimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara për mbrojtjen dhe avokimin për realizimin e të drejtave të tyre.

Grupi Hëna funksionon në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset” , që implementohet nga HANDIKOS, në partneritet me Save the Children dhe mbështetet nga SIDA Suedeze.

0 Comments

Related post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *