Ngjarjet

 
22 Nëntor 2019

337 nxënës në Prishtinë ndjekën sesionin informues kundër diskriminimit, paragjykimeve dhe stereotipeve në shkollë

 

Sot në shtatë shkolla të Prishtinës u përmbyll cikli i 14 ligjëratave ndërgjegjësuese “Paragjykimet dhe stereotipet ndaj personave me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës”.

Pjesëmarrës ishin 337 nxënës të ciklit shkollor të mesëm të ulët , të cilët patën mundësinë të informohen lidhur me aftësinë e kufizuar dhe llojet e saj, të drejtat e fëmijëve, barrierat kryesore të fëmijëve me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës, si dhe të diskutojnë gjerësisht lidhur me aftësinë e kufizuar dhe përvojat personale të ligjëruesit, duke u njoftuar kështu prej së afërmi me storie suksesi të personave me aftësi të kufizuara.

Disa nga shkollat ku u realizua ky aktivitet ishin: Shkolla Model “Qamil Batalli”, SHFMU “7 Marsi”, “Anton Z. Çajupi”, “Pjeter Bodgani’’.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset në Kosovë” i implementuar nga HANDIKOS, në partneritet me Save the Children.