Ngjarjet

 
04 Nëntor 2019

20 fëmijë në Ferizaj përfundojnë programin trajnues për parandalim të dhunës fizike

 

Gjatë muajit shtator dhe tetor, njëzet (20) fëmijë me aftësi të kufizuara të komunës së Ferizajt përfunduan me sukses programin trajnues tre-ditor për parandalim të dhunës fizike.

Trajnimi kishte për qëllim të pajisë fëmijët me shkathtësi se si të identifikojnë/njohin format e ndryshme të dhunës dhe si të largohen nga situata që mund të jenë të rrezikshme.

Programi trajnues për parandalim të dhunës përfshinë pesë (5) module: Ndjehem i/e sigurtë dhe i/e pasigurtë; Miqësitë dhe ngacmimet; Prekjet; Sekretet dhe gjërat që duhen treguar; Të panjohurit.

Ky aktivitet realizohet ne kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset në Kosovë” i cili implementohet nga HANDIKOS, në partneritet me Save the Children.