Ngjarjet

 
06 Mars 2020

33 nxënës të shkollës 'Hasan Prishtina' pjesë e ligjëratës ndërgjegjësuese rreth aftësisë së kufizuar

Sot, 33 nxënës të SHFMU "Hasan Prishtina" morën pjesë në ligjeratën ndërgjegjësuese lidhur me paragjykimet, stereotipet dhe diskriminimin ndaj personave me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës.

Përmes kësaj ligjërate, nxënësit i informuam lidhur me aftësinë e kufizuar dhe llojet e saj, të drejtat e fëmijëve, barrierat kryesore të fëmijëve me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës, si dhe patëm mundësinë të diskutojmë gjerësisht lidhur me aftësinë e kufizuar dhe përvojat personale të ligjëruesit, duke u njoftuar kështu prej së afërmi me storiet e tij të suksesit.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset në Kosovë” i implementuar nga HANDIKOS, në partneritet me Save the Children.