Ngjarjet

 
04 Nëntor 2019

60 fëmijë në Gjakovë ndjekën sesionin informues kundër diskriminimit, paragjykimeve dhe stereotipeve në shkollë

 

Gjatë muajit tetor, 60 fëmijë të shkollës fillore “Yll Morina" dhe ”Zekeria Rexha" në Gjakovë, ndjekën sesionin informues kundrejt diskriminimit, paragjykimeve dhe stereotipeve ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, në mjedise të shkollës.

Këto sesione informuese realizohen në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë”.

Projekti implementohet nga HANDIKOS, në partneritet me Save the Children dhe mbështetet nga SIDA Sweden.