Ngjarjet

 
16 Tetor 2019

Anëtarët e HANDIKOS-it bëjnë gjuajtje rekreative në Poligonin e Shenjëtarisë ‘Katana’ në Obiliq

 

Përfituesit e shërbimeve sociale të qendrës ditore HANDIKOS sot patën mundësinë të provojnë gjuajtjen me armë në Poligonin e Shenjëtarisë ‘Katana’ në Obiliq.

Aty u dhanë instruksione se si duhet të përdoret arma, rreziqet që vijnë prej saj dhe masat e sigurisë që duhet ndërmarrë kur gjendeni përballë armëve.

HANDIKOS falënderon Poligonin e Shenjëtarisë ‘Katana’ për mirëpritjen dhe shërbimin ndaj anëtarëve tanë.