Ngjarjet

 
01 Nëntor 2019

Anëtarët e HANDIKOS-it diskutojnë mbi fuqizimin e të drejtave të femrave me aftësi të kufizuara

 

Në Qendrën ditore të HANDIKOS-it, të premten (sot) u mbajt seanca e radhës me përfituesit e shërbimeve sociale, që realizohet në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë seancë, të udhëhequr nga asistenti, zotëri Behxhet Binaku, është diskutuar mbi fuqizimin e të drejtave të femrave me aftësi të kufizuara.

Po ashtu është folur për përgatitjet rreth organizimit të një eventi me rastin e 10 dhjetorit, Ditës së Konventës Ndërkombëtare Mbi të Drejtat e Njeriut.

Me këtë rast, është propozuar që të realizohet një aktivitet brenda ose jashtë Qendrës së HANDIKOS-it, ku do të përcillen mesazhe mbi të drejtat dhe respektimin e tyre.

Pas takimit, anëtarët e HANDIKOS-it kanë vazhduar me aktivitete rekreative në Qendër.