Ngjarjet

 
25 Tetor 2019

Anëtarët e HANDIKOS'it diskutojnë për rëndësinë e komunikimit

 

 

Në Qendrën ditore të HANDIKOS-it, të premten (sot) u mbajt seanca e radhës me përfituesit e shërbimeve sociale, që realizohet në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Temë diskutimi kësaj radhe ishte ‘Zhvillimi i Komunikimit’, e udhëhequr nga asistentja, zonja.Latife Neziri.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte sqarimi se si duhet të ipet një mesazh i caktuar, përmes komunikimit gojor.

‘’Fokusi ka qenë se kur duan të shtrojnë një kërkesë ose një temë të caktuar, me pasë parasysh që mesazhi me qenë i qartë, i bazuar në fakte dhe me qenë sa më gjithëpërfshirës’’, ka thënë zonja Latife Neziri.

Prezentë ishin edhe disa studentë të Fakulteti Filozofik të Universitetit të Prishtinës, si dhe nga kolegji Heimerer.