Ngjarjet

 
03 Shkurt 2020

Dhjetë fëmijë pjesë e kampit aktiv rehabilitues në banjën ‘’Nëna Naile’’

Në banjën ‘'Nëna Naile'’ në Kllokot, përgjatë tri ditëve u realizua kampi aktiv rehabilitues me dhjetë fëmijë, përfitues të shërbimeve tona, të cilët ishin nën përcjelljen e nënave të tyre dhe stafit të qëndrimit ditor në Qendrën e HANDIKOS-it

Ata patën rastin të marrin shërbimet adekuate nga kjo banjë, ndërkohë të jenë pjesë edhe e aktiviteteve të tjera, të realizuara nga punëtoret sociale të Qendrës sonë.

Ky kamp po ashtu ishte një mundësi e mirë që edhe nënat pjesëmarrëse të njihen mes vete dhe të shkëmbejnë përvojat që kanë të bëjnë me fëmijët e tyre.

Kampi u realizua në kuadër të projektit ‘’Ngritja e Mirëqenies Sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në komunën e Prishtinës’’, mbështetur nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pranë komunës së Prishtinës.