Ngjarjet

 
05 Nëntor 2019

Drejtori i HANDIKOS-it merr pjesë në Grupin e referencës për Analizën e Përgjithshme të Kosovës

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë sot në Prishtinë ka zhvilluar Grupin e referencës për Analizën e Përgjithshme të Kosovës, rreth përgatitjes së Kornizës së Ardhshme të bashkëpunimit 5-vjeçar për periudhën 2021-2025.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte edhe drejtori i HANDIKOS-it, z.Afrim Maliqi, i cili gjatë diskutimit në grup ka ngritur sfidat dhe diskriminimin që u bëhet personave me aftësi të kufizuara në fusha të ndryshme në vend.

z.Maliqi përmendi qasjen, për çka institucione të caktuara nuk e zbatojnë ligjin përkatës dhe një pjesë e tyre nuk i përmbushin standardet e kërkuara.

Sipas z. Maliqit, duhet pasur mekanizma për ndëshkimin e atyre institucioneve që nuk e zbatojnë ligjin për qasje.

Z.Maliqi në fund tha se organizatat ndërkombëtare duhet të motivojnë dhe të bashkëpunojnë më shumë me shoqërinë civile.