Ngjarjet

 
01 Nëntor 2019

Edhe në Mitrovicë përfundoi me sukses trajnimi treditor për 'Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm'

Sot, në komunën e Mitrovicës përfundoi raundi i dytë i sesioneve të Programit të Disiplinës Pozitive në Prindërimin e Përditshëm.

15 prindër pjesëmarrës patën rastin që përgjatë tetë (8) sesioneve të marrin njohuri rreth zhvillimit dhe të drejtave të fëmijëve, si dhe principeve të Disiplinës Pozitive në Prindërim të Përditshëm.

Ky program ofrohet në kuadër të HANDIKOS, në partneritet me Save the Children.

Javën e ardhshme pritet që ky trajnim të realizohet edhe në Prishtinë.