Ngjarjet

 
17 Dhjetor 2019

HANDIKOS mban punëtori dy ditore për mentorimin e OPAK-ve kosovare nga OPAK finlandeze

HANDIKOS mbajti punëtorinë vjetore përgjatë dy ditëve në Prishtinë, lidhur me mentorimin e OPAK-ve kosovare nga OPAK finlandeze, e cila ka për qëllim mbështetjen për rritjen e kapaciteteve lokale për avokim, duke u bazuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCRPD).

Punëtoria u realizua në kuadër të projektit të BE-së ’’Promovimi i gjithëpërfshirës në proceset konsultative për reformat e qeverisjes dhe administratës publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel lokal, nacional dhe regjional’’.

Pjesëmarrës ishin 23 përfaqësues nga organizatat partnere dhe katër eksperte finlandeze, të cilët ndanë përvojat e tyre me neve.