Ngjarjet

 
14 Janar 2020

HANDIKOS pret në takim kryetarin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës - Qasja e domosdoshme në rrugë dhe objekte publike

Në zyrat e Drejtorisë së HANDIKOS-it, z. Afrim Maliqi, së bashku me zyrtarin ligjor z. Fisnik Galanin pritën në takim kryetarin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Z. Elijasi Surdullin.

Në takim u bisedua për sfidat me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara për të lëvizur lirshëm,  veçanërisht për qasjen në rrugë, objekte publike dhe private, të cilat për shkak të barrierave pamundësojnë lëvizjen dhe diskriminojnë personat me aftësi të kufizuara.

Krahas avokimit për zbatim të legjislacionit përkatës, nga Asociacioni i Arkitektëve, morëm zotimin se ata do t'i rekomandojnë arkitektëve që gjatë projektimeve të marrin parasysh Udhëzimin Administrativ Nr. 33/2007 në Kosovë.