Ngjarjet

 
11 Tetor 2019

HANDIKOS prezantohet me tri thënie në veprën artistike ‘Vulose’ për Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

 

‘’Kurrë s’je shumë e re për t’i treguar aftësitë e tua që nuk t’i vlerësuan’’

Është njëra nga fjalitë që sot u ekspozua gjatë veprës artistike “Vulose”, e propozuar nga HANDIKOS.

Dita Ndërkombëtare e vajzave u shënua me një sër aktivitesh edhe në Kosovë. Në veprën artistike “Vulose”, të artistes Alketa Mripa nëpërmjet së cilës tregohet potenciali dhe fuqia e vajzave, janë ekspozuar edhe tri fjali të propozuara nga disa vajza me aftësi të kufizuara nga HANDIKOS.

‘Kurrë s’je shumë e re me e ngrit zërin dhe me thon STOP paragjykimeve’, 'Kurrë s'je shumë e re me thon kom të drejta', janë tjerat fjali frymëzuese nga HANDIKOS.

Autorja e muralit, Alketa Xhafa-Mripa u shpreh se arsyeja për të cilën është realizuar vepra janë të gjitha vajzat e reja, të cilat kontribouan në vepër me thëniet tyre.

Thëniet do të adresohen sonte edhe në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Slogani global me të cilin po shënohet Dita ndërkombëtare e Vajzave  është “Fuqia e vajzave: E pashkruar dhe e pandalshme”.