Ngjarjet

 
20 Janar 2020

Historia e dy adoleshentëve me aftësi të kufizuara që i luftuan paragjykimet dhe nisën të merren me modën

Caitlin Leigh dhe Brinston Tchana dikur punonin si shitës me pakicë të rrugëve të larta, duke përfshirë Primark dhe River Island, por interesat e tyre për modën nisën kur të dy mbetën me aftësi të kufizuara dhe menduan se kishin humbur tashmë identitetin e tyre.

Me më shumë se 15,000 ndjekës në Instagram të cilët ndjekin rregullisht stilin e tij, Brinston shpreson që një ditë të marrë pjesë në Javën e Modës në New York, ndonëse disa vite më parë, moda nuk ishte në planet e jetës së tij, shkruan BBC.

Në moshën 17-vjeç, ai ishte shumë afër regjistrimit për të luajtur në një klub serioz futbolli në Spanjë, ku edhe ishte rritur. Para nënshkrimit të madh, ai shkoi në një klub nate me miqtë e tij. Ata e kaluan natën duke vallëzuar, të lodhur dhe të ngazëllyer për të ardhmen e tyre dhe më vonë shkuan në shtëpi së bashku nëpër rrugët e errëta, duke qeshur dhe biseduar. Papritmas, një makinë me shoferin e dehur erdhi nga pas dhe i goditi ata.

Shërbimet e urgjencës u thirrën, por tre nga miqtë vdiqën atë natë ndërsa Brinston u la në gjendje kome. Mjekët konstatuan se ai mbeti i paralizuar nga beli poshtë.

Kjo e ndryshoi plotësisht jetën e tij dhe ambicien e tij profesionale sportive. Deri atëherë, ideja që moda mund të ishte interesante ose argëtuese kishte kaluar në atë se "Nëna ime bleu të gjitha rrobat e mia. Unë isha përqendruar më shumë në futboll dhe nuk kujdesesha për asgjë tjetër," thotë ai.

Tani si një përdorues i karrocës, ai mendoi se duhej të fillonte të kujdesej për imazhin e tij për shkak të mënyrës se si njerëzit e perceptonin atë. Një ditë, ndërsa po priste një mik në shtëpinë e tij të re në Birmingham të Anglisë dhe duke u dridhur nga të ftohtit në një xhaketë të hollë, një burrë iu afrua Brinstonit.

"Ky tip erdhi afër meje dhe më dha 5 euro. Unë i thashë: Pse? Kurse ai u përgjigj: A nuk jeni ju i pastrehë?

Brinston u befasua dhe u ndje shumë keq, duke thënë vet me vete ‘’ se po të mos isha në karrocë, kjo nuk do të më ndodhte’’.

Tash ai thotë se është mësuar nga disa njerëz që të mendojnë se është i pastrehë ndërsa të tjerët supozojnë se tatuazhet dhe lëndimet e tij janë të lidhura me bandat ose të lidhura me dhunën. Ai po ashtu mendon se ndonjëherë ka një element racor në këtë mënyrë të të menduarit - "të qenit i zi në një vend të bardhë dhe me aftësi të kufizuara, nuk është e lehtë," thotë ai.

Me kalimin e kohës, Brinston zbuloi se nëse do të vishej me stil, do të bëheshin më pak supozime të padëshiruara për të. Ai bleu xhaketa dhe këpucë, të cilat dukeshin të bukura dhe elegante, por gjithashtu dukeshin të mira dhe ishin të rehatshme për të si përdorues i karrocës.

"Kur jam në shtëpi dhe ndihem i sigurt, do të vesh gjëra rastësore dhe e di se askush nuk do të më gjykojë. Por kur jam jashtë, ndjehem sikur kam nevojë të tregoj se nuk jam aq i prekshëm."

Njëjtë sikurse Brinston, pasioni ndaj modës është diçka që edhe Caitlin Leigh e identifikon me të dhe e praktikon që kur u bë me aftësi të kufizuara, kur ajo filloi të humbë flokët një vit më parë.

Simptomat e saj fillimisht shqetësuan mjekët. Ajo u diagnostikua me Alopeci dhe pas shumë trajtimeve u përcaktua që ajo nxirrej si rezultat i mendjes së saj duke u përpjekur të bllokonte situata të vështira - një gjendje e sjellur nga depresioni, ankthi dhe stresi. Krizat ndodhin çdo dy orë prandaj Caitlin filloi të përdorë një karrocë për t’u siguruar që ajo ishte e sigurt.

"Minutën që fillova të humb flokët vendosa të shkoj në një dyqan", thotë ajo. "Unë thjesht u ndjeva sikur asgjë në veshjet e mia nuk më përshtatej, por me kalimin e kohës ngadalë fillova të gjeja rrugën time në modë."

Më parë, flokët e Caitlin kishin qenë të gjata dhe ajo i pëlqente t'i ngjyroste.

"Moda është një mënyrë përmes së cilë unë shprehem. Para se të ishin flokët e mia, tani është moda ime. Dhe thjesht më mbush me besim. Nëse ndihem pak më ndryshe, ndjehem e paprekshme’’

Ajo thotë se stili i saj ndihmon në sfidimin e stereotipave që njerëzit kanë ndaj përdoruesve të karrocave dhe se vepron si një "portë" e komunikimit.

Caitlin donte të eksperimentonte me flokët e saj para se të kishte këtë sëmundje, ndërsa Brinston ishte gati të nënshkruante si një futbollist profesionist, derisa nuk u paralizua nga një aksident automobilistik.

Ndërsa dëgjojini tash: Që të dy flasin për modën, aftësinë e kufizuar dhe ripërcaktimin se kush ishin e kush janë sot.