Ngjarjet

 
30 Shtator 2014

Konferencë - Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar në procesin zgjedhor

Të nderuar,

Demokracia në Veprim dhe HandiKOS, ka kënaqësinë të ju ftojë në konferencën për lansimin e raportit për projektin e parë për Monitorimin e Qasjes së Personave me Aftësi të Kufizuar në zgjedhje të Kosovës. Ne do të prezantojmë të gjeturat dhe rekomandimet e projektit të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 8 Qershorit, që në mënyrë të veçantë trajtojnë “Përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në procesin zgjedhor”.

Konferenca organizohet të Martën, me 30 Shtator, 2014 në Hotel Sirius(Salla Andromeda), Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 – 11:40.

Ky është raporti i tretë që publikohet nga DNV në kuadër të ciklit të raporteve të monitorimit për zgjedhjet parlamentare të 8 Qershorit, 2014.

Pjesëmarrja juaj do t’i kontribuonte diskutimit dhe angazhimit tonë të përbashkët në rritjen e pjesëmarrjes së personave të kufizuar në proceset elektorale dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Të bashkangjitur me këtë ftesë e keni edhe agjendën. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në emustafa@kdi-kosova.org ose në 038 248 038 më së largu deri me 29 Shtator, 2014.

Me respekt,

Ismet Kryeziu

Demokracia në Veprim