Ngjarjet

 
07 Korrik 2015

Kosovo Wheelchair Basketball Camp 2015

Të nderuar/a

Sporti për të gjithë ka një vlerë të madhe, e vecmas për personat me aftësi të kufizuar, për të cilët është edhe një urë lidhëse për socializim dhe pjesemarrje në shoqëri. Gjithashtu sporti është mjet shumë i rënd\ësishëm për rehabilitim të personave me aftësi të kufizuar, qoftë ai fizik apo psikik. Duke u bazuar në rëndësinë që e ka sporti, HandiKOS, ka asistuar në krijimin e 6 klube të basketbollit në gjithë Kosovën, të cilat përvec pjesëmarrjes në turne vendore, disa here kanë përfaqësuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

Së fundi, Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës janë pranuar me drejta të plota në organizmat më të lartë ndërkombëtarë, dhe kjo mund të jetë një mundësi më e mirë për personat me aftësi të kufizuar që të marrin pjesë në gara ndërkombëtare.

HandiKOS, përmes përkrahjes me trajner professional nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit në Karroca dhe Ambasadës së Finlandës në Kosovë, organizon kampin/trajnimin basketbollistik “Kosovo Wheelchair Basketball Camp 2015”, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të sportistëve tonë. Kjo do të mundësojë përfaqësim më të denjë të personave me aftësi të kufizuar në gara ndërkombëtare

Kampi/trajnimi do të zgjatë 8 ditë, nga 7-14 Korrik 2015.

Në këtë kamp/trajnim do të marrin pjesë gjithsej 44 basketbollistë në karroca, duke përfshire edhe ata nga Shqipëria.

Ju lutemi që ta konfirmoni pjesëmarrjen në këtë email adresë: rinor.gashi@handi-kos.org ose në tel: + 377 44 368 217

Vendi: Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan

Data: 7 Korrik 2015

Koha: 10:00 – 10:30