Ngjarjet

 
20 Nëntor 2019

Me Prishtinën përmbyllet me sukses programi i Disiplinës Pozitive në Prindërimin e Përditshëm për vitin 2019

 

Sot përfundoi raundi i dytë treditor i trajnimeve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm për vitin 2019.

Komuna e Prishtinës ishte e fundit ku u zhvillua ky trajnim, me ç’rast 15 prindër/mësimdhënës dhe pjesëmarrës tjerë, përgjatë tetë (8) sesioneve morën njohuri rreth zhvillimit dhe të drejtave të fëmijëve, si dhe principeve të Disiplinës Pozitive në Prindërim të Përditshëm.

Pjesëmarrësit po ashtu u pajisën me certifikata pas ndjekjes së programit.

Disiplina Pozitive për Prindërim të Përditshëm është e bazuar në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, prindër efektiv dhe në parimet e të drejtave të fëmijëve, duke synuar të ofrojë praktikat më të mira të prindërimit të përditshëm.

Programi është dizajnuar nga Universiteti i Manitobës së Kanadasë dhe ky është viti i tretë që ofrohet falas nga HANDIKOS, në bashkëpunim me Save the Children in Kosova, në katër komuna të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë).