Ngjarjet

 
12 Shkurt 2020

Në Prishtinë sot nisëm ciklin e ligjëratave ndërgjegjësuese me nxënës rreth aftësisë së kufizuar

 

Sot, në shkollën "Shkëndija" në komunën e Prishtinës nisëm ciklin e ligjëratave ndërgjegjësuese lidhur me paragjykimet, stereotipet dhe diskriminimin ndaj personave me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës.

Pjesëmarrës ishin 44 nxënës të ciklit shkollor të mesëm të ulët, të cilët patën mundësinë të informohen lidhur me aftësinë e kufizuar dhe llojet e saj, të drejtat e fëmijëve, barrierat kryesore të fëmijëve me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës, si dhe të diskutojnë gjerësisht lidhur me aftësinë e kufizuar dhe përvojat personale të ligjëruesit, duke u njoftuar kështu prej së afërmi me storie suksesi të tyre.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset në Kosovë” i implementuar nga HANDIKOS, në partneritet me Save the Children dhe  në mbështetje të SIDA-s suedeze.