Ngjarjet

 
10 Qershor 2020

Nis punëtoria e dytë tre-ditore për ndërtimin e kapaciteteve të Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara

Sot kemi nisur punëtorinë e dytë tre-ditore për ndërtimin e kapaciteteve të Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara (OPAK) me temën ‘’Jetësimi i standardeve dhe parimeve për qeverisje efektive nga Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara’’, ku synohet që OPAK të hartojnë planin për trajnime, zhvillimin e kapacitetit organizativ dhe komunikimin efektiv në bazë të nevojave dhe prioriteteve të veçanta për secilën prej tyre.

Në punëtori po marrin pjesë OPAK-ët nacionalë dhe lokalë dhe punëtoria po lehtësohet po ashtu nga ekspertë lokalë dhe nacionalë.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit të BE’së ‘’Promovimi i gjithëpërfshirjes në proceset konsultative për reformat e qeverisjes dhe administratës publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel lokal, nacional dhe regjional, i cili po zbatohet nga HANDIKOS, në partneritet me Disability Partnership Finland, Threshold, Shoqatën Kosovare të të Shurdhëve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

[English below]

Today we started the second three-day workshop on capacity building of national DPO-s and their networks ‘’Implementation of standards and principles for effective governance by Disabled People Organizations’’.

The main goal of this workshop is for DPOs to compile a plan about training, organizational capacity development and effective communication based on the specific needs and priorities for each organization. The national and local DPOs are participating in this workshop, which is being facilitated by local and Finish experts.

This workshop is part of the EU project ‘’Promoting inclusion of the consultative processes for governance and public administration reforms in the disability sector at Local, National and Regional Level", implemented by HANDIKOS, in partnership with Disability Partnership Finland, Threshold, the Kosovo Deaf Association and the Blind Association of Kosovo with the support of the European Union.