Ngjarjet

 
15 Dhjetor 2019

Përfundon punëtoria treditore me RBB-të për zhvillimin e Strategjisë së Avokimit

 

HANDIKOS sot ka përfunduar punëtorinë treditore për zhvillimin e Strategjisë së Avokimit, në bashkëpunim me të gjitha RBB-të në Kosovë.

Gjatë procesit të kësaj pune janë përcaktuar katër objektiva strategjike për tri vitet e ardhshme (Qasja, Financimi, Zbatueshmëria e kornizës ligjore dhe Arsimi).

Bashkërisht këto objektiva janë trajtuar dhe pastaj prezantuar në baza grupore.

Qëllimi i kësaj punëtorie është që RBB-të të kenë një Strategji të përbashkët për adresimin e çështjeve relevante me fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe zhvillimin e tyre në tërësi.

Ky proces mbështet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në kuadër të projektit ‘Avancimi i Situatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë’.