Ngjarjet

 
25 Tetor 2019

Përmbyllet trajnimi treditor për Politikëbërje dhe Pjesëmarrje të personave me aftësi të kufizuara në procese të tilla

HANDIKOS, në kuadër të projektit  “Avancimi i të drejtave të njeriut, pjesëmarrjes në shoqëri dhe kushteve për jetesë të pavarur të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, të premten (sot) ka përmbyllur trajnimin treditor ‘’Politikëbërja dhe pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara, në proceset politikëbërëse në nivel lokal dhe qendror’’.

25 të rinj me aftësi të kufizuara nga komuna të ndryshme të Kosovës, në bashkëpunim me trajnerin kanë trajtuar temat si në vijim:

-        Politikë-bërja në nivel lokal dhe qendror.

-        Dokumentet kryesore që garantojnë pjesëmarrjen e grupeve të interesit në hartimin e politikave,

-        Përgjegjësitë e institucioneve të nivelit qendror/lokal ndaj grupeve të interesit,

-        Procedurat e pjesëmarrjes

-        Të drejtat e grupeve të interesit

-        Mundësitë për pjesëmarrje të personave me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre në hartimin dhe miratimin e politikave/ligjeve.

Projekti implementohet në partneritet me organizatën Treshhold, me mbështetetje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, përmes Disability Partnership Finland.