Ngjarjet

 
20 Janar 2020

Qasshmëria në edukim gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara

Grupi Koordinues për avokim për prioritetet e përbashkëta të çështjeve të personave me aftësi të kufizuara, mbajti takim me udhëheqësen e Divizionit për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja te Veçanta, në kuadër te Ministrisë se Arsimit, znj. Lulavere Behluli.

Në takim u diskutua nevoja e qasshmërisë në edukimin gjithëpërfshirës për grupet e fëmijëve me aftësi të kufizuara: fizike, të shurdhrit dhe të verbrit, me theks te veçantë për asistentët mbështetës, interpretuesit e gjuhës se shenjave dhe pajisjeve ndihmëse përcjellëse, si në Qendrat Burimore ashtu edhe në shkollat e rregullta nepër komuna te Kosovës.

Takimi u mbajt ne kuadër të projektit të BE-së  “Promovimi i gjithëpërfshirjes në proceset konsultative për reformat e qeverisjes dhe administratës publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel lokal, nacional dhe regjional”, i cili zbatohet nga HANDIKOS, në partneritet me Disability Partnership Finland,  Threshold, Shoqatën Kosovare e të Shurdhërve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.