Ngjarjet

 
12 Qershor 2014

Sesioni informues në Prishtinë

HandiKOS që nga Shtatori i vitit 2012 është duke implementuar projektin “Mbështetje dhe Përkujdesje e integruar për persona të moshuar dhe persona me Aftësi të Kufizuar në Kosovë”, financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në kuadër të këtij projekti janë themeluar dy qendra ditore në Prishtinë dhe Ferizaj, ku ofrohen shërbime për persona të moshuar si dhe asistencë në shtëpi për personat e rritur me aftësi të kufizuar. Kohëzgjatja e fazës së parë të këtij projekti është deri në tetor 2014.

Në kuadër të këtij projekti, do jane organizuar sesione informuese në 16 komuna të Kosovës me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e të gjithë akterëve përkatës lokal për nevojat dhe përfitimet e shërbimeve me bazë komunitare që i ofrohen grupeve në nevojë, përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe moshuarit. Këto sesione informuese janë organizuar duke shfrytëzuar rrjetin e shërbimit kombëtar të HandiKOS-it, për të informuar strukturat lokale në qytetet përkatëse.

Gjatë takimit në Prishtinë, të pranishëm ishin edhe përfaqesuesja e misionit të BE, znj. Sophie Beaumont, Zv.Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z.Fatmir Shurdhaj, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, Z. Vehbi Mujku, përfaqësues nga Drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, si dhe përfaqësues nga organizatat e personave me aftësi të kufizuar.