Ngjarjet

 
01 Tetor 2019

Të premten nis raundi i dytë treditor i trajnimeve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm për vitin 2019

 

Të premten, më 4 tetor do të fillojë raundi i dytë treditor i trajnimeve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm për vitin 2019. Ky program është i bazuar në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, prindër efektiv dhe në parimet e të drejtave të fëmijëve, duke synuar të ofrojë praktikat më të mira të prindërimit të përditshëm.

Programi është dizajnuar nga Universiteti i Manitobës së Kanadasë dhe ky është viti i tretë që ofrohet nga Handikos në katër komuna të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë).

Ftojmë të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit e interesuar, që t’a rezervojnë një vend, duke na kontaktuar:

Për Prishtinë: 049 970 580 ose durim.gashi@handi-kos.org

Për Ferizaj: 049 970 583 ose yllka.bega@handi-kos.org

Për Gjakovë: 049 970 584 ose arberxharra86@gmail.com

Për Mitrovicë: 049 970 585 ose edin.lahi@gmail.com

Përparësi të veçantë për të ndjekur trajnimin kanë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ky trajnim ofrohet pa pagesë përmes HANDIKOS-it, në bashkëpunim me Save the Children in Kosova/o.