Ngjarjet

 
05 Maj 2015

Turneu Memorial "Halit Ferizi"

Të nderuar persona me aftësi të kufizuar, anëtarë, familjarë te anëtarëve, staf, bashkëpuntorë, partnerë dhe miq të HandiKOS-it,

Me rastin e shënimit të përvjetorit të gjashtë të ndarjes nga jeta të z. HALIT FERIZIT (ish kryetar i Handikos-it dhe themelues I tij) në shenjë përkujtimi të veprës, përkushtimit dhe punës që ai ka bërë për të drejtat dhe barazinë e qytetarëve e në veçanti avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Kosove, HandiKOS organizon Turneun një ditor MEMORIAL ”HALIT FERIZI”.

Në këtë turne tashmë tradicional i cili organizohet që gjashtë vite me radhë, përveç 5 ekipeve të basketbollit në karroca të Kosovës, këtë vit do të marrë pjesë edhe një ekip i basketbollit në karroca nga Shqipëria. 
Po ashtu në këtë ditë, do të jenë prezent edhe shumë persona me aftësi të kufizuar dhe familjarë të tyre, përfaqësues te institucioneve lokale dhe atyre qendrore, qytetarë dhe sportdashës të basketbollit nga të gjitha Komunat e Kosovës.

Andaj, Handikos ka nderin dhe kënaqësinë t`ju ftojë të gjithë juve të jeni prezent ne TURNEUN MEMORIAL “HALIT FERIZI”.
Këtë turne e mbështetë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht Departamenti i Sportit.

Turneu, organizohet në Palestrën e Sporteve “Dilloni Benz” në Dobrevë, Komuna Fushë Kosovë, më datë 5 Maj 2015 (e Marte) duke filluar nga ora 10:00.

Pjesëmarrja juaj rritë vlerën e këtij organizimi.

Ju mirëpresim !
Afrim Maliqi
Drejtor i HandiKOS