Ngjarjet

 
28 Nëntor 2014

Turneu i basketbollit ne karroca

Të nderuar,
Me rastin e shënimit të ditës së Flamurit Kombëtar, KBK Drita dhe HandiKOS, organizojnë turneun ndërkombëtar “28 Nëntori 2014”.
Në këtë turne ndërkombëtar i cili organizohet për herë të parë në Kosovë, përveç 5 ekipeve të basketbollit në karroca të Kosovës, do të marrin pjesë edhe Maribori nga Sllovenia dhe Eagle nga Shqipëria.

Po ashtu në këtë ditë, do të jenë prezent edhe shumë persona me aftësi të kufizuar dhe familjarë të tyre, përfaqësues te institucioneve lokale dhe atyre qendrore, qytetarë dhe sportdashës të basketbollit nga të gjitha Komunat e Kosovës.
Andaj, KBK Drita dhe HandiKOS, kanë nderin dhe kënaqësinë t`ju ftojë që edhe ju të jeni prezent.

Turneu organizohet në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta Petriti” në Gjilan më datë 28-29 Nëntor 2014 duke filluar nga ora 10:00.

Pjesëmarrja juaj rritë vlerën e këtij organizimi.

Ju mirëpresim !