Njoftime

 
07 Shtator 2020

Bëhu pjesë e Programit Yes 2021-2022, studio pa pagesë për një vit në SHBA

 

Dëshironi të kaloni një vit shkollor në Amerikë?

Programi i shkëmbimit të të rinjve dhe i studimit Kennedy-Lugar (YES) 2021-2022  shpallë të hapur konkursin i cili ju mundëson të bëheni pjesë e studimeve për një vit në shkollat e mesme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe krejt kjo pa pagesë.

YES inkurajon fuqishëm nxënësit me aftësi të kufizuara nga e gjithë Kosova që të aplikojnë, pasi ju i shtoni një vlerë të madhe programit.

Për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience, të gjithë aplikantët duhet t’i plotësojnë këto kërkesa:

Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mirë.

5. Të mos e kenë përfunduar shkollën e mesme para datës së nisjes së programit.

6. Të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.

7. Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane.

8. Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare në vendin ku ata aplikojnë për programin.

Vëmendje: Nxënësit me aftësi të kufizuara duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2020 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit 2003 dhe 15 korrikut 2006.

Më poshtë gjeni broshurën me informacione shtesë rreth programit:

2021-22_YES_Recruitment_Brochure_Albanian.pdf

Aplikacioni është i hapur deri më 15 tetor 2020.

Apliko tani: https://ais.americancouncils.org/cgi-bin/WebObjects/AIR.woa/wa/login?brand=yes&fbclid=IwAR3brRI57GEWkL5ak-jHREFWmSeVDo0nW3FgakJSEWKjQSPpph8o9C4zc6s