Njoftime

 
14 Tetor 2019

Bëhuni pjesë e ekipit të Futbollit për Femra me Amputim në Kosovë

 

Po krijohet ekipi i Futbollit për Femra me Amputim në Kosovë

Doktori amerikan, z. Fred Sorrells, udhëheqës i World Amputee Football Federation është i interesuar të formojë ekipin futbollistik të femrave me amputim në Kosovë.

Ai sot gjatë ditës ka qëndruar në Qendrën e HANDIKOS’it, ku është takuar edhe me disa nga të interesuarit që duan të bëhen pjesë e këtij organizimi.

z.Sorells në të njëjtën kohë ka treguar rregullat e kësaj loje, duke ilustruar edhe një lojë brenda sallës së Qendrës së HANDIKOS’it.

Ai ka inkurajuar të gjithë personat me amputim, femra dhe meshkuj që të shprehin interesimin dhe të bëhen pjesë e ekipeve që pritet të formohen ditëve në vazhdim.

‘Sporti jonë është shumë unik, krejt çka duhet të kemi është topi, patericat dhe një zemër të madhe’, ka thënë z.Sorells.

Synimet e tij janë që gjatë vitit të ardhshëm në vendin tonë të krijohet Kampionati për Femra me Amputim, ku Kosova do të ketë mundësinë që denjësisht të përfaqësohet nëpër botë me ekipin e femrave.

HANDIKOS fton të gjithë personat me amputim, nga të gjitha komunat e Kosovës që t’i bashkohen kësaj nisme, që padyshim do të jetë shumë argëtuese për ju.

Afati për shprehje interesimi është prej sot (14 tetor) deri më 15 nëntor 2019.

Këtë mund ta bëni duke kontaktuar  personin përgjegjës, Ilir Gashin, përmes numrit të telefonit: 00383-49-377-655, ose në email adresën: ilir.gashi@handi-kos.org