Njoftime

 
15 Shtator 2017

Fillojnë takimet e OJQ-ve që merren me PAK për krijimin e qëndrueshmërisë financiare

Mungesa e fondeve është një prej vështirësive më të mëdha, me të cilat përmballen një pjesë e madhe e organizatave në Kosovë. Nisur nga kjo gjendje, HandiKOS-i ka marrë një iniciativë që të mbledhë organizatat që merren me çështjen e aftësisë së kufizuar për të diskutuar për mundësitë e krijimit të qëndrueshmërisë së organizatave.

Në tryezën publike e cila u ftua dhe udhëhoq nga drejtori i HandiKOS-it, Afrim Maliqi, është diskutuar për ligjin për tatimin mbi të ardhurat e korporatave, konkretisht nenin 10, i cili flet për zbritjen e lejuar për aktivitetet me interes të publikut.

Ky ishte vetëm hapi i parë, ndërsa do të ketë edhe tryeza dhe takime të tjera pasuese lidhur me këtë temë.