Njoftime

 
07 Tetor 2020

HANDIKOS po kërkon një ekspert lokal për analizimin e situatës së dhunës në familje ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS shpallë të hapur pozitën për Ekspert lokal për analizimin e situatës së dhunës në familje ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Me qëllim që të kuptohet situata e fëmijëve me aftësi të kufizuara të përfshirë në dhunë në familje, detyrat e ekspertit/kompanisë do jenë realizimi i një hulumtimi për dhunën ndaj këtyre fëmijëve, duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga databaza e disagreguar dhe jo vetëm, me theks të veçantë në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.

Ofertuesit janë të mirëpritur të dorëzojnë aplikacionet e tyre në mënyrë elektronike në handikos@handi-kos.org / durim.gashi@handi-kos.org, deri më 14.10.2020, në orën 23:59, me subjektin HENA_TR_20.

Më poshtë mund t'i gjeni termat e referencës për këtë pozitë:

ToR_Eksperti_lokal.pdf