Njoftime

 
10 Janar 2020

HANDIKOS rishpallë konkurs për koordinator projekti

HANDIKOS rishpallë konkurs për pozitën e koordinatorit të përgjithshëm për menaxhimin e projektit “Promovimi i gjithpërfshirjes dhe proceseve konsultative për qeverisje dhe reformat në administratën publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal (2019-2022)”.

Ky projekt  financohet nga zyra e Bashkimit Evropian, si dhe implementohet në partneritet me Partneriteti për aftësi të kufizuara në Finlandë, dhe Treshold (OJQ finlandeze) si dhe Shoqatën e të Verbërve dhe Shoqatën e të Shurdhërve të Kosovës.

Afati i fundit për aplikim është data 17 janar 2020.

Të interesuarit duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike, duke dërguar CV-në, një letër motivuese dhe dokumente të tjera  referuese, në email adresën handikos@handi-kos.org

Më poshtë mund t'i gjeni  termat e referencës për këtë pozitë:

Vacancy_Announcement_Final.pdf