Njoftime

 
07 Korrik 2020

HANDIKOS shpallë konkurs për kompani përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe

HANDIKOS - Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës, në kuadër të projektit ''Avancimi i Situatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë'', mbështetur nga zyra e UNICEF-it në Kosovë, ka zhvilluar një raport hulumtues rreth nivelit të qasjes së shkollave në Kosovë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Raporti është hartuar në gjuhën shqipe dhe përmbanë 10780 fjalë.

HANDIKOS, është duke kërkuar një kompani përkthimi, e cila do përkthejë raportin në gjuhën angleze dhe atë serbe, me kualitet të lartë.

Të gjithë të interesuarit për kuotim, ftohen t’a dërgojnë ofertën financiare, certifikatën e regjistrimit dhe referencën (e preferueshme) në ilir.gashi@handi-kos.org & durim.gashi@handi-kos.org, jo më larg se data 14/07/2020.

Më poshtë gjeni termat e referencës në gjuhën shqipe dhe angleze:

Ftese_per_Oferte.pdf

Request_for_Quotation.pdf