Njoftime

 
03 Tetor 2019

HANDIKOS të shtunën në Gjilan organizon turnirin e Basketbollit në Karrocë

Të shtunën, më 5 tetor, HANDIKOS organizon turnirin e Basketbollit në Karrocë në  Palestrën Sportive ‘Bashkim Selishta’ në Gjilan.

Ky organizim, kësaj radhe po bëhet me mbështetje të NLB Banka dhe do të ketë karakter garues.

HANDIKOS ndër vite ka ofruar shërbime të natyrave të ndryshme që për qëllim kanë pavarësimin e personave me aftësi të kufizuara. Rol në të është dhënë edhe në organizimin e sporteve të ndryshme asistive me theks të veçantë atë të basketbollit në karrocë, me mbështetje të donatorëve të shumtë të huaj dhe vendor.

Gjashtë (6) ekipe të basketbollit në karroca ( Prishtina (Prishtinë), Drita (Gjilan), Vllaznimi (Gjakovë); Ferizaji (Ferizaj); Trepça (Mitrovicë); Marsi (Prizren) ) do marrin pjesë në këtë ngjarje e cila simbolizmin lëvizjen e lirë, aftësitë dhe pavarësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Turniri nis prej orës 10:00 deri në orën 16:00.