Njoftime

 
21 Shtator 2017

HandiKOS-i, fillon takimet për promovimin e legjislacionit për PAK

HandiKOS-i, ka filluar takimet për promovimin e legjislacionit për personat me aftësi të kufizuara. Në takimet e para në Gjilan dhe Ferizaj, u fol konkretisht për promovimin e Ligjit Nr. 05/L -067 mbi Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. Këto takime, kanë zgjuar interesim mjaft të madh midis personave me aftësi të kufizuara.

Kjo iniciativë është marrë nga HandiKOS-i, në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe Zyrat Rajonale të Pensioneve.

Gjatë ditëve në vijim, do të ketë një sërë takimesh regjionale, ku do të diskutohet edhe për procesin e implementimit të këtij ligji, përparësitë dhe barrierat në zbatimin e tij.

Kjo iniciativë mbështetet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.