Njoftime

 
08 Gusht 2016

KOMUNIKATË PËR MEDIE

Të nderuara medie,

Gjatë punës tonë shumë vjeçare në fushën e aftësisë së kufizuar, njëra prej objektivave ka qenë  ngritja e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.  Kjo nuk do të ishte e mundur të realizohej nëse nuk do të ishte përkrahja e medieve,  duke na përcjellë në ngjarje të ndryshme, si dhe duke trajtuar temat me të cilat janë ballafaquar personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë. 

Organizata jonë ka vërejtur se në disa raste, disa nga mediet tona në mungesë të informatave përdorin terminologji jo të drejtë për personat me aftësi të kufizuara. Është shumë e rëndësishme që gjatë referimit për personat me aftësi të kufizuar, mos të përdoren terme të ndryshme në mënyrë që ata mos të ndihen “keq” apo të ofenduar. Mënyra se si shkruajmë, flasim dhe si i drejtohemi personave me aftësi të kufizuar ka një  efekt të madh  se si ata perceptohen nga shoqëria.

Për të lehtësuar punën e mediave dhe përmirësuar referimin ndaj personave me aftësi të kufizuar, para pak kohe është publikuar një doracak për qasjen dhe terminologjinë  e drejtë për personat me aftësi të kufizuar, të cilën mund të e gjeni në këtë vegëz:

http://handi-kos.org/repository/docs/DORACAKU_GQZ_ALB_966740.pdf.
Andaj, HandiKOS kërkon me mirëkuptim nga mediet që të përdorin  terminologjinë e drejtë dhe të duhur për personat me aftësi të kufizuara.

Falënderojmë të gjitha mediat për bashkëpunimin e treguar.

 

HandiKOS                                                                                                                                                            08.08.2016