Njoftime

 
08 Shtator 2017

Kampi veror 2017

Është viti i 16-të, që HandiKOS realizon kampin veror në kuadër të fondacionit “Roberto Bazzoni”. Organizmi i këtij kampi ka për qëllim të ndihmojë në pavarësimin, fuqizimin dhe socializimin e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë. Pjesë e kampit ishin 40 persona me aftësi të kufizuar nga të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa është mbajtur në Velipojë të Shqipërisë.

Gjatë aktiviteteve të kampit veror, disa nga personat me aftësi të kufizuar deklaruan se për herë të parë kanë vizituar bregdetin, përderisa disa të tjerë, për herë të parë janë bërë pjesë e mbrëmjeve shoqërore dhe aktiviteteve fizike.

Përveç tjerash, anëtarët e kampit patën mundësinë edhe të gjenin forma të ndryshme të përkrahjes së njëri-tjetrit, duke shkëmbyer përvoja mes vete.