Njoftime

 
26 Dhjetor 2017

Në Handikos u realizua faza e parë e distribuimit të karrocave

Në Handikos u realizua faza e parë e distribuimit të karrocave aktive, standarde dhe për terrene të vështira, nga specialistët e HANDIKOS-it, ku gjatë distribuimit mysafirë ishin përfaqësuesit e “The church of Jesus christ of Latter-day saint” – LSD, të cilët ishin donatorë të 300 karrocave. Gjatë kësaj dite pjesmarrës ishin edhe përfaqësues nga Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z.Selim Pacolli. Me Këtë rast Handikos kërkoi përkrahje nga institucionet për vazhdimin e distribuimit të modeleve të reja të karrocave.