Njoftime

 
22 Shtator 2017

Për herë të parë në Kosovë organizohet disiplina pozitive në prindërimin e përditshëm

Kanë filluar trajnimet për disiplinën pozitive në prindërimin e përditshëm.

Ky program është i bazuar në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, prindër efektiv dhe në parimet e të drejtave të fëmijëve. Ky trajnim synon të ofrojë praktikat më të mira të prindërimit të përditshëm.

Programi është dizajnuar nga Universiteti i Manitobes së Kanadasë dhe për herë të parë në Kosovë zhvillohet në katër komuna të ndryshme si: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Do të jenë gjithsej 8 sesione dhe në fund të programit prindërit marrin një çertifikatë për pjesëmarrje në këtë program. Sesionet mbahen një herë në javë dhe kanë nisur nga 12 shtatori, ndërsa pritet të përfundojnë brenda vitit 2017.

Ky trajnim ofrohet përmes HandiKOS-it, në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë