Njoftime

 
08 Mars 2017

PUBLIKOHET RAPORTI “QASJA DHE PËRFSHIRJA E TË RINJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË”

Me pjesëmarrjen e zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Institucionit të Avokatit të popullit, shoqatave të personave me aftësi të kufizuara dhe vetë personave me aftësi të kufizuara, HANDIKOS publikoi raportin “QASJA DHE PËRFSHIRJA E TË RINJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË”. Raporti hulumtues përmban të gjeturat nga anketimi i të rinjve me aftësi të kufizuara, për kushtet dhe sfidat e shkollimit të lartë, përfshirjen dhe qasjen në institucionet e arsimit të lartë dhe shumë rezultate tjera me rëndësi.

Qëllimi i raportit, është identifikimi i pengesave me të cilat përballen të rinjtë me aftësi të kufizuara për mundësitë e barabarta arsimore në arsimin e lartë në Kosovë.

Nga ky raport kanë dalë edhe rekomandimet: 
Zhvillimi i politikave për ndihmë financiare për të reduktuar sfidat në të cilat studentët e diplomuar kalojnë.
Përmirësimi në qasjen fizike të objekteve arsimore. 
Përmirësimi e qasjes së barabartë në konvikte.
Përmirësimi i qasjes në informacion, mbështetjen dhe të drejtat.
Sigurimi i transportit të lehtë për tu qasur.
Qasja dhe mundësia e barabartë në programe, aktivitete dhe shërbime shkollore.
Përmirësimi i qasjes në materiale me formate alternative.
Sigurimi në qasje dhe ndërgjegjësim në fondet bamirëse dhe programet e bursave
Organizimi i fushatave mediale.

Raportin në shqip, anglisht dhe serbisht mund ti lexoni në këto linqe: 
http://handi-kos.org/…/Qasja_dhe_perfshirja_e_te_rinjeve_me…

http://handi-kos.org/…/Access_and_inclusion_to_higher_educa…

http://handi-kos.org/repository/docs/Pristup_i_uklju%C4%8Divanje_mladih_sa_invaliditetom_u_visoko_obrazovanje_na_Kosovu_699677.pdf

Ky publikim është mundësuar me asistencën e Bashkimit Evropian.