Njoftime

 
12 Mars 2018

Raundi i dyte i trajnimeve për disiplinën positive në prindërimin e përditshëm.

Të nderuar,

Ju njoftojmë se së shpejti do të fillon raundi i dyte i trajnimeve për disiplinën positive në prindërimin e përditshëm. Ky program është i bazuar në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, prindërimin efektiv dhe në parimet e të drejtave të fëmijëve, duke synuar të ofrojë praktikat më të mira të prindërimit të përditshëm.

Programi është dizajnuar nga Universiteti i Manitobes së Kanadasë dhe për here të pare në Kosovë është zhvilluar në muajin Shtator të vitit të kaluar në katër komuna të ndryshme si: Prishtinë,Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë,në të cilat këtë fillimvit pritet të filloj cikli i dytë i trajnimeve.

 

Do të jenë gjithsej 8 sesione dhe në fund të programit prindërit marrin një certificate për pjesëmarrje në këtë program. Trajnimi zgjatë 3 javë, sesionet mbahen njëherë në javë (3 sesione) dhe caktimi i orarit bëhet në koordinim me prindërit.Trajnimet do të fillojnë në muajin Prill në Ferizaj dhe Gjakovë, në muajin Maj në Mitrovicë dhe në muajin Qershor në Prishtinë.

Numri maksimal i pjesëmarrësve të lejuar është 20 persona, prandaj ftojmë të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit e interesuar, që t’arezervojnë një vend, duke na kontaktuar perms facebookut, ose perms numrave të telefonit si në vijim:
Për Prishtinë dhe Mitrovicë, kontaktonë: 045 512 747
PërFerizaj: 045 512 748
PërGjakovë: 045 514 193

Afati i fundit deri kur mund të aplikoni, është 26 Mars, e hënë, ora 16:00.

Ky trajnim ofrohet pa pagesë,përmesHandiKOS-it, nëbashkëpunim me Save the Children in Kosova/o.