Njoftime

 
21 Korrik 2016

TRAJNIMI PËR SHËRBIME TË ERGOTERAPISË

Përfundoi trajnimi tre ditor i mbajtur me datat 19, 20 dhe 21 korrik 2016 në Prishtinë, i mbajtur për stafin e dy Qendrave të Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi të HANDIKOS-it, në Komunën e Gjakovës dhe Ferizajt, për shërbimet të Ergoterapisë, në kuadër të projektit “Shërbimet e bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara”, implementuar nga HANDIKOS partneritet me Organizatën Save The Children i financuar nga fondacioni Amerikan MACF. Pjesëmarrëset gjatë tri ditëve fituan njohuri mbi konceptin e shërbimeve të Ergoterapisë tek fëmijët më aftësi të kufizuar me Syndrom Down. Paralizë Cerebrale, kufizime të shëndetit mendor, si dhe aplikimi i metodave të avancuar të ergoterapise të dramës, ergoterapisë së artit etj.