PUNESIMI I PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR

 
22 Korrik 2015

Thirrje per aplikim te keshilltareve per punesim

People in Need (PIN) – një organizatë jo-qeveritare me seli në Republikën Çeke, e përkushtuar për zhvillim dhe bashkëpunim, shpërndarjen e ndihmave humanitare në zonat në nevojë, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me traditë të gjatë të punës në Ballkanin Perëndimor. Aktivitetet aktuale në Kosovë përfshijnë ndihmën për njerëzit me aftësi të kufizuara në forma të ndryshme, si dhe mbështetje për arsimin gjithëpërfshirës për fëmijët nga komunitetet më të margjinalizuara. Për më shumë informacion ju lutem shikoni www.peopleinneed.cz.

Në këtë periudhë, PIN me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe në partneritet me dy organizatat lokale Handikos dhe SHVK, po zbaton një projekt 24 - mujor me qëllimin e përgjithshëm për të kontribuar në tranzicionin e grupeve më të margjinalizuara në tregun e punës nga asistenca sociale dhe varësisë ekonomike drejt mundësive për punësim dhe vetëpunësim në komunat: Prishtinë/Priśtina, Prizren and Ferizaj/Uruśevac.

Në kuadër të këtij programi, PIN, HandiKos dhe SHVK, janë në kërkim të kandidatëve për të marrë pjesë në trajnimin të këshilltarëve për punësim. Pas përfundimit me sukses të trajnimit, këshilltarët për punësim do të marrin rolin e ofruesve të mbështetjes direkte për njerëzit me aftësi të kufizuara - PAK në pregatitjen për tregun e punës dhe punësim ose vetë-punësim.

Shpalljen e plotë e gjeni në këtë link