Projektet

 
04 Tetor 2013

Fuqizimi i vajzave dhe femrave

Vetëdijesimi i vajzave  me aftësi te kufizuara dhe  të nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuar ne Komunat e Regjionit te Prishtinë  për rolin dhe të drejtat e tyre.

Objektiva 1

Ngritja e kapaciteteve të  vajzave  dhe nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuar  në Regjionin e  Prishtinës, përmes takimeve,ligjëratave dhe trajnimeve.

Objektiva 2

Identifikimi dhe rritja e përfshirjes së numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuar në institucione arsimor para fillor dhe fillor përmes shkëmbimit të përvojave nga vizitat të nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuar në institucione edukative-arsimor, ne Regjionin e Prishtinës

Rezultatet e Pritura

• Numri i organizimeve të takimeve me vajza dhe nëna me aftësi të kufizuar në Regjionin e Prishtine, Komunat (Drenas, Podujevë, Obiliq, Fushe Kosovë dhe Lipjan)

• Numri i organizimit te takimeve me përfaqësues te Qendrave për Pune Sociale te 5 Komunave përkatëse, për identifikimin e fëmijëve  shfrytëzues te pensioneve te aftësisë se kufizuar

• Numri i takimeve nga grupi avokues me  përfaqësues te Drejtorive te Arsimit dhe  Institucioneve te edukimin para dhe fillore ne Komunat përkatëse

• Numri i identifikuar i fëmijëve me aftësi të pa përfshirë në edukimin para fillor dhe fillor në këto Komuna.

• Numri i fëmijëve të përfshirë në edukimin para fillor dhe fillor në këto Komuna

Viti i implementimit:

2013, Prishtinë

Donator:

 

Save the Children