Projektet

 
25 Tetor 2013

Jeta në rrota

 

Qëllimi i përgjithshëm

Ngritja e kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuar ne perdorimin dhe mirembajtjen e pajisjeve ndihmese me qëllim te pavarsimit te tyre.

 

Objektiva 1

Trajnimi i 25 personave me aftësi të kufizuar në riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocave manuale dhe elektrike

Objektiva 2

Trajnimi i 100 personave me aftësi të kufizuar rreth përdorimit të karrocave manuale dhe elektrike

 

Aktivitetet e projektit:

1. Përgatitja dhe  pajisja e puntorisë së karrocave në Qendrën e Resurseve për zhvillim të trajnimeve. Sigurohen pajisje të nevojshme të cilat nevojiten për demonstrimin e  rregullimit te karrocave.

2. Organizimi i trajnimeve për përdorim të karrocave qoftë atyre manuale apo elektrike varësisht nga përdoruesit, 8 persona në javë gjithsej 100 persona për 3 muaj, aq sa edhe do të zgjasë projekti i paraparë.

3. Trajnimi i 25 personave brenda 3 muajve për rregullimin dhe mirëmbajtjen e karrocave manuale dhe elektrike si dhe riparimin e pajisjeve të ndryshme ndihmëse.