Vende te lira pune

 
10 Prill 2018

Ekspert lokal për zhvillimin e sesionit informues rreth llojeve të aftësisë së kufizuar dhe teknikat e ndryshme të komunikimit

HANDIKOS

Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve të Paralizuar të Kosovës (këtu e tutje HandiKOS) është themeluar në vitin 1983 me objektivin kryesor për të arritur njohjen dhe pjesëmarrjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.HandiKOS aktivisht mbron në nivel lokal dhe qendror të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. HandiKOS në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit te dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë" i cili realizohet në partneritet me Save the Children Zyra në Kosovë me financim nga Qeveria e Suedisë (SIDA), dhe ka për qëllim që të promovojë mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe përmirësimin e qeverisjes me të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.


Qëllimi i përgjithshëm

Përmes hulumtimit “Identifikimi i problemeve dhe nevojave specifike mbi dhunën ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara”, të realizuar gjatë vitit të parë të këtij projekti, HandiKOS ka gjetur se ofruesit e shërbimeve (mirëqenie sociale, edukim dhe shëndetësi)  kanë njohuri të limituara rreth llojeve të ndryshme të aftësisë së kufizuar dhe kanë mungesë të njohurive dhe shkathtësive rreth teknikave të ndryshme të komunikimit që mund të përdoren për të komunikuar me fëmijët me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në komunikim.

Për këtë qëllim ne jemi duke kërkuar një ekspert lokal i cili do të zhvillojë një sesion informues me qëllim të rritjes së të kuptuarit dhe njohurive të ofruesve të shërbimeve dhe profesionistëve rreth llojeve të ndryshme të aftësisë së kufizuar dhe teknikave të ndryshme të komunikimit.

Në përpjekje për të fuqizuar angazhimin publik të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, eksperti lokal do të angazhohet për të fasilituar dhe mbështetur anëtarët e Grupeve Avokuese të Prindërve brenda HandiKOS, OJQ-të, ofruesit e shërbimeve dhe stafin e projektit për zhvillimin e sesioneve informuese dhe të propozojë intervenime për të trajtuar nevojat dhe cështjet e identifikuara, që do të implementohen në vijim të projektit.




Për të shkarkuar konkursin e plotë klikoni këtu