Vende te lira pune

 
10 Prill 2018

HANDIKOS Rishpall Konkursin për Ekspert Lokal

 

HANDIKOS

Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve të Paralizuar të Kosovës (këtu e tutje HandiKOS) është themeluar në vitin 1983 me objektivin kryesor për të arritur njohjen dhe pjesëmarrjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. HandiKOS aktivisht lobon për dhe mbron në nivel lokal dhe qendror të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. HandiKOS, në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë", i cili realizohet në partneritet me Save the Children Zyra në Kosovë me financim nga Qeveria e Suedisë (SIDA), ka për qëllim që të promovojë mbrojtjen e fëmijëve dhe përmirësimin e qeverisjes së të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.

 

Qëllimi i përgjithshëm

Përmes hulumtimit “Identifikimi i problemeve dhe nevojave specifike mbi dhunën ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara”, të realizuar gjatë vitit të parë të këtij projekti, HandiKOS ka gjetur se protokollet ekzistuese dhe procedurat standarde të veprimit janë të limituara tek pjesa e identifikimit të faktorëve të rrezikut dhe masave parandaluese në rastet e dhunës. Për këtë qëllim HandiKos është duke kërkuar një ekspert lokal i cili do të:

Fasilitojë dialogun e palëve të interesit për të zhvilluar aneksin i cili do të inkorporohet në procedurat standarde të veprimit për identifikimin e faktorëve të rrezikut, shenjave të keqtrajtimit dhe masave parandaluese të cilat do të përdoren nga ofrues të ndryshëm shërbimesh të mbrojtjes për fëmijë.



Për të shkarkuar konkursin klikoni këtu