Vende te lira pune

 
30 Maj 2018

HANDIKOS shpallë konkursin për kompani ose ekspert (Konsulent)


Përmes hulumtimit në fushën e “Shërbimeve të bazuara në komunitet për fëmijet me aftësi të kufizuara ” ,Handikos do të angazhoj një kompani ose ekspert (kosulent) ,për hartimin e një Manuali, për dy Qendra te HandiKOS-it në Komunat Gjakovë dhe Ferizaj,të cilat ofrojnë shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara me bazë në Komunitet.
Për këtë qëllim HandiKOS është duke kërkuar një kompani ose ekspert (kosulent) i/e cili/a do të:
Ofroj shërbime për hartimin e një Manuali i cili do të përmbajë rregullat rreth ofrimit të shërbimeve cilësore dhe të standardizuara për përfituesit (fëmijët me aftësi të kufizuara),ku do të përfshijë procedurat e punësimit, vlerësimit të punës, të drejtat e punonjësve, privilegjet dhe përgjegjësitë, praktikat e administrimit dhe dokumentimit të informacionit profesional, si dhe të marrëdhënieve me palët e treta në Qendrat e HandiKOS-it në Komunën e Gjakovës dhe Ferizajit.
Për të shikuar konkursin e plotë klikoni këtu