Njoftime

 
08 Tetor 2019

Dhoma e Zejeve, këndi ku fëmijët shprehin emocionet e tyre përmes punimeve të ndryshme

 

Qendra e HANDIKOS’it në Prishtinë ofron aktivitete të ndryshme për fëmijë. Ndër to është edhe Dhoma e Zejeve – një ambient mjaft i këndshëm për të vegjëlit.

Erina Bllacaku sot zgjodhi që së bashku me mësuesen Afërdita të punojnë me figurën e ketrit.

Përveç të tjerash, Erina u argëtua edhe me lojëra të tjera dhe dukej mjaft e relaksuar.

Në mur janë të vendosura disa nga punimet që fëmijët kanë bërë gjatë dy ditëve të fundit në Dhomën e Zejeve.

HANDIKOS tre ditë në javë, të hënën, të martën dhe të mërkurën mirëpret fëmijët, pa dallim për t’u ofruar shërbime të ndryshme.